Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Back to School”, Toptani Shoping Center, aktivitete argëtimi dhe edukimi për fëmijët

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 18:15 | Aktualitet
“Back to School”, Toptani Shoping Center, aktivitete argëtimi

Me nisjen e mësimit, nxënësit do të vazhdojnë rrugën e dijes. Pas shkëputjes përgjatë muajve të verës, të vegjlit do të ulen sërish në bankat e shkollës.

Për të sjellë një atmosferë të përafërt me klasën, Toptani Shoping Center kishte menduar të krijonte një ambient mikpritës për vogëlushët, të cilët në datat 24-25 shtator, u grumbulluan në një prej holleve të qendrës tregtare.

Fëmijët iu përgjigjën pyetjeve nga matematika, gjeografia apo lëndë të tjera. Organizatorët i ndanë në grupe të vogla për të krijuar edhe një ambient bashkëveprimi mes tyre. Duket se dija dhe argëtimi ishin kombinuar më së miri.

Pandemia ka ndryshuar jo vetëm mënyrën e mësimdhënies, por edhe botëkuptimin e nxënësve. Edhe mesazhi për të gjithë fëmijët që nisin shkollën ka frymë pozitive dhe nxit kurajon mes tyre. Fituesit e vendeve të para morën dhurata, si tableta dhe çanta shkolle. Toptani Shoping Center shtrihet në një sipërfaqe prej 60 mijë metra katrorë, mes të cilave 8 kate shërbim dhe 4 parkim. Përpos dyqaneve të shumta, bareve apo restoranteve, një vend i veçantë u kushtohet edhe fëmijëve, ku stafi menaxhues i qendrës tregtare organizon shpesh aktivitete argëtuese dhe edukuese për të vegjlit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë