Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bageta në UNESCO, bukëpjekësit francezë kërkojnë vlerësimin

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 22:22 | Aktualitet

Një përzierje me miell gruri, ujë, maja, kripë dhe një pjekje perfekte, e bën bagetën simbolin e Francës, po aq sa Kulla Eifel, dhe së shpejti mund të bashkohet në listën e thesareve kulturore të UNESCO-s. Shoqata e furrtarëve francezë kanë paraqitur kërkesën e tyre për t’u shtuar në renditjen e thesareve jomateriale të UNESCO-s. Ata thonë se duhet të mbrohet një njohuri teknike e tillë e prodhimit të bukës, që ka kaluar nëpër breza dhe po vihet përballë rrezikut të prodhimit masiv. UNESCO tashmë prej kohësh po mbron metoda të lashta të bërjes së bukës në Iran dhe Kazakistan. Një dekret i qeverisë franceze, i vitit 1993, dikton që bagetat tradicionale nuk duhet të bëhen nga asgjë tjetër përveç katër përbërësve klasikë. Fermentimi i brumit duhet të zgjasë 15 deri në 20 orë në një temperaturë ndërmjet 4 deri në 6 gradë celsius.

A2 CNN Livestream

Dita jonë