”Bajrami” hesht politikanët, ndërsa Veliaj sqaron memorialin turk në Tiranë

Të dielën e Kurban Bajramit politikanët ndaluan akuzat e forta ndaj njëri tjetrit. Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj foli për herë të parë për memorialin e inauguruar në Tiranë për nder të 251 të rënëve gjatë tentativës për grusht shteti 15 korrikun e 3 viteve më parë në Turqi.
Në ceremonitë e organizuara nga ambasada turke të pranishëm ishin dhe përfaqësuesit vendor të socialistëve dhe demokratëve, ndërsa kjo u bë si ngjarja e javës më e komentuar në rrjet duke shkaktuar reagime dhe në qytet. Edhe pse për Turqine ky është një moment i rëndësishëm për të cilin edhe Tirana zyrtare i lëshoi terren, kryebashkiaku Veliaj nuk i dha aspak rendësi, madje duke pohuar se as nuk e di ku ndodhet.
“Nuk i prish pune asnjërit, në momentin që unë vetë nuk kam qenë dhe nuk di ku është. Thonë se është në cepin e liqenit, aty ku asnjeri nuk ankohej kur ishte mbushur me ferra dhe ishte e zaptuar. Te liqeni dhe në gjithë Tiranën ka vend për të gjithë, dhe secili mund të respektohet””, deklaroi dje Veliaj.
I ashtuquajturi marshimi i “Fitores së Demokracisë”, u mbajt përfundoi me ceremonitë e përurimit të “Rrugës së Dëshmorëve” dhe ‘’Parkut të Demokracisë 15 Korriku”, projekte të cilat u restauruan nga agjencia turke për zhvillim dhe kooperim.
Aty u zbulua dhe pllakati i memorialit, 3 vjet nga tentativa për grusht shteti në Turqi, për të cilën Erdogan fajësoi Feto-n, atë që presidenti turk e cilëson si organizatën terroriste të Fetullah Gylen.

Shkarkoni aplikacionin e A2