Bajrami në pandemi, distancim fizik dhe rregulla të reja në xhami

Për mbarë botën myslimane, festa e Bajramit do të jetë e pazakontë këtë vit.

Për shkak të pandemisë, falja dhe ligjëratat do të mbahen në kushte dhe rregulla të tjera. Edhe në Shqipëri, besimtarët nuk do ta falin Bajramin në sheshe, por brenda në xhami dhe me një numër shumë të reduktuar personash.