Balerini performon nën tingujt e “melodisë së virusit”

Me rroba të zeza dhe duke mbajtur një maskë mbrojtëse, një balerin performoi në sheshet e shkretuara të Budapestit në Hungari. Nën ritmet e një melodie që pasqyron strukturën molekulare të koronavirusit, 21-vjeçari Zolt Vencel Kovaç performoi përreth 2 orë për të shënuar Ditën Botërore të Kërcimit. “Edhe statujat janë të vetmuara”, shprehet ai duke shpresuar që këto hapësira publike të mbushen sërish me njerëz.