Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Balla: Herësi është një model që përdoret në pothuajse 90% të vendeve me listë të hapura

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 14:15 | Politikë
Balla: Herësi është një model që përdoret në

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 tha se “opozita po këmbëngul në çështje që Kushtetuta i ka sqaruar dhe janë detyrimisht të zbatueshme në Kodin Zgjedhor”.

“Më vjen mirë, së pari, që opozita u kthye në binarët e një komunikimi normal dhe ka bërë disa propozime që duhen marrë në shqyrtim, edhe pse në parantezë më vjen keq që opozita këmbëngul në çështje që Kushtetuta i ka sqaruar dhe janë detyrimisht të zbatueshme në Kodin Zgjedhor. Një nga këto është çështja që lidhet me mënyrën e depozitimit të listave në zgjedhje. Është thënë qartë në Kushtetutë që koalicionet parazgjedhore mund të krijohen, por do të garojnë si një subjekt i vetëm zgjedhor, me listë të përbashkët kandidatësh, që qytetari të njohë më së miri kandidatët që sjell opozita, mazhoranca dhe partitë e tjera. Forma e koalicionit që propozohet nga opozita jashtëparlamentare nuk gjendet në asnjë vend tjetër evropian”, tha Balla.

Më tej, Balla shpjegoi propozimin e mazhorancës: “Ne nuk kemi nevojë të shpikim në Shqipëri një sistem zgjedhjesh ndryshe nga vendet e tjera. Herësi është një model që përdoret në pothuajse 90% të vendeve me listë të hapura. Përfaqësuesi i popullit ka shumë rëndësi dhe ky përfaqësues duhet të ketë mbështetje nga subjekti politik që të propozon dhe nga populli që mund të të zgjedhë përfaqësues të tij. Në Shqipëri, një deputet përfaqëson të paktën 10 000 qytetarë me të drejtë vote. Në këtë këndvështrim, që të jesh përfaqësues i popullit në Kuvend duhet të kesh mbështetjen e minimalisht 10 000 qytetarëve. Ky parim ekziston pothuajse në të gjitha vendet. Nuk bëhet fjalë për një këshill komunal, por duhet krijuar një qeveri që ka program. Unë këmbëngul që diskutimi mbi këtë çështje nuk duhet bërë mbi bazën e emocioneve, por referuar shembujve më të mirë. Në rast se qytetarit nuk i pëlqen renditja që ka bërë partia, por i fundit në listë, ky person duhet të marrë atë që është burim i legjitimitetit demokratik: numrin e mjaftueshëm të votave për një mandat”.

Kur u pyet mbi mandatin e tretë të mundshëm të Partisë Socialiste, Balla: “PS-ja ka konfirmuar aftësinë e saj për të forcuar shtetin, për të zhvilluar ekonominë dhe për këtë mjafton që të shikoni shifrat e punësimit. E gjithë balta e hedhur me të padrejtë ndaj Partisë Socialiste tregon që ata që paguajnë më shumë gjatë qeverisjes sonë janë më të pasurit. Ne mendojmë më shumë për të varfërit dhe të mesmit sesa për të pasurit. Ne duhet të çelim një fazë të re të qeverisjes sonë dhe shohim si kundërshtar tonin jo Lulzim Bashën, por ato segmente të administratës publike që nuk kryejnë siç duhet shërbimet ndaj njerëzve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë