Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Balla nga Haga për A2 CNN: Qeveria holandeze e bindur për Shqipërinë

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 19:23 | Politikë
Balla nga Haga për A2 CNN: Qeveria holandeze e bindur për

Në pritje të një vote pozitive për çeljen e negociatave nga vendet anëtare të BE-së, Shqipëria ka nisur lobimin në Holande, që është dhe një ndër vendet më skeptike për anëtarësimin e vendeve të reja.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe krerët e grupeve parlamentare socialist e demokrat, Balla dhe Hajdari, ditën e sotme kanë pasur takime të shumta me politikanë dhe njerëz me ndikim.

https://a2news.com/2019/05/21/balla-keni-me-shume-kriminele-belge-deputeti-holandez-na-shqeteson-cilesia-jo-sasia/

Nga Holanda, për A2 CNN foli për Taulant Balla, i cili u shpreh se qeveria holandeze është e bindur për rezultatet pozitive të arritura nga Shqipëria.

https://youtu.be/YpmJZNcDZhw

“Ne e dimë se kush janë detyrat e shtëpisë për Shqipërinë. Sikurse në shqiptarët presim javën e ardhshme vlerësimin pozitiv të gjithë detyrave të shtëpisë të kryera gjatë vitit të fundit. Ky rekomandim pozitiv i Komisionit Europian këtu në Holandë kalon përmes një procesi konsultativ mes qeverisë dhe Parlamentit. Qeveria holandeze është e bindur për rezultatet konkrete, pozitive të arritura nga Shqipëria, të cilat udhëhiqen pikë së pari nga një sukses i reformës në drejtësi. Ky komunikim i sotëm ka qenë në funksion të dy javëve të ardhshme”, tha Taulant Balla nga Haga.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli