Balla pas takimit me ambasadorin britanik: Fleta e votimit të mos jetë si faqe gazete

Vonesa në miratimin e fletës së votimit është një nga shqetësimet që socialistët kanë shtruar në takimin me ambasadorin britanik. Taulant Balla, që drejton fushatën e PS në Elbasan, kërkoi që fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit të mos marrë përmasat e një faqeje gazete.