Balla: Shpresoj që Meta të mos e konsiderojë veten pjesë të KÇK. Tubimi, një garë e brendshme e opozitës

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se paketa anti-KÇK është mbështetur nga rekomandimet e Komisionin e Venecias. “Shpresojmë që ky agravim i presidentit të mos vijë nga fakti që Ilir Meta e konsideron veten pjesë e KÇK”, u shpreh Balla.

Ai komentoi edhe tubimin e thërritur nga Meta. “Unë si organizator i shumë protestave dhe takimeve elektorale e di mirë se nuk është e vështirë të mbledhësh ato pak anëtarë partie që i kanë mbetur asaj që Lulzim Basha e quante falimentimi i SHPK-së”, u shpreh Balla.