Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ballkani i Hapur, Andoni: Fokusi duhet të jetë ekonomia. Serbia po zhvendos vëmendjen nga problemet reale

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 20:53 | Politikë
Ballkani i Hapur, Andoni: Fokusi duhet të jetë ekonomia. Serbia po

“Nëse ne nuk bëjmë dot një treg të përbashkët me Kosovën si mund të bëjmë një treg të përbashkët me dy vende që nuk kanë qenë aq dashamirës me ne?” Këtë pyetje ngriti në studion e Debati në A2 CNN analisti Ben Andoni, referuar nismës së Ballkanit të Hapur që sot zhvilloi mbledhjen e radhës në Beograd. Sipas tij edhe vetë liderët e kësaj nisme janë të paqartë për Open Balkan dhe nuk kanë një strukturë për të ardhmen e ekonomive tona.

“Ekonomitë respektive të Serbisë dhe Shqipërisë flasin shumë që kanë probleme të jashtëzakonshme ekonomike. Vendet duhet dhe mund të bashkëpunojnë. Nëse ne nuk bëjmë dot një treg të përbashkët me Kosovës si mund të bëjmë një treg të përbashkët me dy vende që nuk kanë qenë aq dashamirës me ne. Që nga koha e Ceftës dhe pengesat kanë qenë shumë të mëdha, Serbia ka qenë protagoniste, sepse jo thjesht për atë që po bën në këtë moment. Në mungesë të një komiteti ndërqeveritar e gjithë retorika e dy politikanëve se tjetri është teknik tregon që akoma dhe këta janë të paqartë për Open Balkan që do të thotë sa realisht kjo i shërben vendeve tona? Pas 10 ditëve do mbahet një takim teknik në Beograd që tregon që shumë gjëra po improvizohen dhe nuk kanë një skelet dhe nuk llogariten për të ardhmen e ekonomive tona”.

Dhe duke mbetur tek ekonomia, Andoni thotë që kjo duhet të jetë fokusi kryesor, për të cilën duhet të shikohet mbledhja e një dite më parë me ekspertët e ekonomisë, që njohin tregjet dhe lëvizjet e kapitalit në Ballkan. Ai thotë se në rajon, mungon ekspertiza sesi dhe kush mund të përfitojë nga Open Balkan.

“Rama e Vuçiç veprojnë hapur që nuk do shumë për të kuptuar qëndrimin e tyre. Në rajon mungon ekspertiza, nuk ka studime për të përcaktuar nga kush, cili dhe sa mund të përfitojnë vendet e Ballkanit nga Open Balkan. Ne duhet të lexojmë  mbledhjen e një dite më parë të njerëzve të ekonomisë dhe mendoj që fokusi kryesor është realiteti jo i sotëm, por i djeshëm dhe janë njerëz që njohin tregjet dhe lëvizjet e kapitalit në Ballkan”.

Në këndvështrimin e Andonit me Balkanin e Hapur,  Serbia po zhvendos vëmendjen  nga problemet reale në Ballkan.

“Ka një barazpeshë me atë që Serbia po bën në Bosnje dhe afrimi në kufi të Bosnjës që administrohet nga KFOR dhe guximi i tepërt i serbëve tregon që nuk janë shumë të interesuar për këtë problematikë që e tregojnë hapur sikur janë lokomotiva e Balkan Open, por kanë dukshëm një qëndrim për të zhvendosur vëmendjen e publikut naiv nga problemet reale të Ballkanit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë