Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ballkani i Hapur nuk i pëlqen Dashamir Shehit: E mendoj si Berisha, edhe pse nuk isha në miting

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2021, 21:21 | Politikë
Ballkani i Hapur nuk i pëlqen Dashamir Shehit:  E mendoj si Berisha, edhe

Dashamir Shehi ka një opinion të kundërt me iniciativën e Ballkanit të Hapur. “Jam kundër, po diskutojmë pas 30 viteve që nuk kemi arritur të hyjmë në BE për një iniciativë me tre vende të vogla, me shejtanllëkun tonë ballkanik, që ka bërë armik gjysmën tjetër të Ballkanit”, thotë ai për A2 CNN.  

Shehi është dakord me Sali Berishën për nevojën një referendumi mbi kësaj teme. “Nuk kam qenë te mitingu i tij,  për arsyeje të tjera, por në këtë mes ai ka të drejtë. Jam kundër Open Balkan, edhe po të ishte iniciativa më e bukur në botë, për disa arsyeje”.

Lideri i LZHK-së dhe një nga profilet më të njohura të së djathtës shqiptare, i radhit ato njëra pas tjetrës. “Më radhë të parë, nuk e duan ato të Kosovës, dhe ne duhet të shkojmë me ta, edhe po ta kishin gabim,  sepse përndryshe ne përgjysmojmë faktorin shqiptar në Ballkan, e bëjmë të parëndësishëm, dhe e lejojmë Serbinë t’i thotë Europës, “e shihni sa të pazotë janë ata në Kosovë?”. 

https://a2news.com/2021/12/28/po-per-shqiperine-shehi-sinjal-qe-shqiptaret-kane-te-drejte-te-ushtrojne-demokracine-direkte/

E dyta, ti po behësh aleat me një partner i cili nuk i ka të qarta marrëdhëniet ndërkombëtare, dëshiron të hyje në BE por nuk dëshiron NATO, që është linja jonë e përbashkët. Sigurinë Beogradi ia ka dhënë Rusisë, që ne e konsiderojmë një lloj armiku. Kjo duhet analizuar nga pikëpamja diplomatike”.

Shehi minimizon edhe rëndësinë e marrëveshjeve ekonomike. “Faktori i tretë, ai ekonomik, me të cilin mburret qeveria, ka marrëveshje që  janë ato të vjetrat e CEFTA, që nuk u konkretizuan sepse nuk kishte dëshirë politike. Tani po lëshohet diçka, por ne kemi bërë marrëveshje prej 20 vitesh për rrugë dhe korridore që janë të pazbatuara. E fundit fare, SHBA tha se kjo marrëveshje vlen po pati 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të dakordësuara, Merkel përmendi marrëveshjen e Berlinit, pra entet më të mëdha nuk  e pëlqejnë”.

Sipas politikanit, “kemi 2 vjet që nuk bëjmë politikë të jashtme por merremi me Open Balkan, që promovon Ramën si djalë kozmopolit. Por çfarë fiton Shqipëria, dhe çfarë fiton Kosova në këtë mes?”.  

https://a2news.com/2021/12/28/shqiperia-ka-bere-shume-avancime-por-ka-gjera-qe-me-trishtojne/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani