Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ballkani i Hapur, Preçi: Lëvizje propagandistike, përkulje mbi flamur, nuk ndryshon asgjë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 10:03 | Ekonomi
Ballkani i Hapur, Preçi: Lëvizje propagandistike, përkulje mbi

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN komentoi marrëveshjet e nënshkruara në Ballkanin e Hapur në rrafshin ekonomik, duke theksuar se në thelb mbeten lëvizje zhurmuese propagandistike.

“Për fat të keq, nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve, edhe pse flitet për ekonominë, tregtinë, lëvizjen e njerëzve, në thelb mbeten lëvizje zhurmuese propagandistike, përkulje mbi flamur, por nuk ndryshojnë gjë. Problemet e brendshme që ka ekonomia kombëtare e brendshme e jona, e Kosovës apo e Serbisë, ndikon në këto marrëdhënie.

Ai shprehet se mosnjohja e Kosovës nga Serbia është pengesa kryesore për të çuar më tej marrëveshjet.

“Nuk ka një prerje me thikë mes çështjeve ekonomike dhe çështjeve të interesit publik. Mungesa e besimit të ndërsjellët kompromenton edhe qëllimin e mirë të marrëveshjeve në fushën e ekonomisë. Mosnjohja e Kosovës nga Serbia është pengesa kryesore për të lëvizur më tej me Procesin e Berlinit, Ballkanin e Hapur e shoh si një lëvizje propagandistike, që në njëfarë mënyrë mbivendos Procesin e Berlinit dhe idenë e zonës ekonomike rajonale e zëvendëson pa dashur apo me dashje me një emërtim tjetër që në thelb inkurajon hegjemoninë ekonomike dhe politike të Serbisë ndaj vendeve të rajonit”, u shpreh Preçi.

https://a2news.com/2021/11/04/nisme-qe-mund-te-sjelle-shume-gjera-pozitive-gjana-komenton-ballkanin-e-hapur/
https://a2news.com/2021/11/04/shano-pengesat-qe-do-te-na-i-zgjidhe-open-balkan-jane-te-tejkaluara-tashme/
https://a2news.com/2021/11/04/bashkepunimin-e-bejme-edhe-pa-open-balkan-por-me-serbine-nuk-kemi-lidhje-nga-prehistoria/

A2 CNN Livestream

Dita jonë