Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ballkani në mes të agresionit rus, si duhet të lexohen mesazhet e Brukselit për Kosovën e Serbinë?

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 15:55 | Aktualitet

Një ditë më parë, në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE diskutuan për Ballkanin Perëndimor, ku shefat e diplomacisë edhe njëherë theksuan nevojën urgjente për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërsa nga Serbia, u kërkua përsëri qartë dhe prerë që të zbatojë sanksionet ndaj Rusisë, pasi sipas Bashkimit Europian, nuk është e mundur që të jesh edhe me regjimin e Putinit, edhe të ndërtosh të ardhme europiane. Bashkimi Europian e mirëpret faktin që Kosova i ka mbështetur qëndrimet e BE dhe sanksionet ndaj perëndimit dhe një ditë më parë i shtoi ato, edhe pse formalisht kjo gjë Kosovës nuk mund ti kërkohet. Por sot Serbia është i vetmi vend i rajonit, që nuk i mbështet sanksionet ndaj aleatit të saj Rusisë. Çfarë ndodhi një ditë më parë në Bruksel dhe si duhet të lexohen mesazhet për Prishtinën e Beogradit, në këtë periudhë lufte, kur siguria ndërkombëtare mbetet e kërcënuar nga agresioni rus? I ftuar në Ditarin e A2 CNN, Nexhmedin Spahiu, politolog, profesor i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani