“Ballkanikët” në shqip, vështirësi në përkthimin e letërsisë “fqinje”

Të botosh vepra të cilat vijnë nga gjuhët e mëdha apo vepra të cilat janë bestseller duket e thjeshtë për botuesit. Ka gjithmonë përkthyes, ka gjithnjë blerës dhe misioni është më pak sfidues.
Petrit Ymeri, i shtëpisë botuese “Dituria”, ka vendosur që këtë vit të zgjedhë mes autorëve europianë edhe shumë ballkanikë.
“Ne kemi qenë të interesuar, veçanërisht këto 10 vite, të botojmë letërsinë ballkanike që çuditërisht njihet më pak këtu në Shqipëri”, thotë Ymeri.
Misioni për t’i prezantuar shqiptarëve një letërsi që po zhvillohet pranë nesh nuk është dhe aq i thjeshtë.
“Nuk kemi shume përkthyes në gjuhet ballkanike, në greqisht dhe në gjuhët sllave, dhe ndal ngadalë po punojmë për të mbushur këtë boshllëk”, pohon ai.
Por përkthimi i këtyre veprave është vetëm një nga barrierat që duhet të kapërcejnë botuesit. përballja e lexuesit me këto vepra që nuk u jepet zë është akti final. Ndaj mbetet një sfidë e hapur derisa lexuesi t’i vlerësojë.

Shkarkoni aplikacionin e A2