Balluku në Greqi: Linjë hekurudhore dhe shkëmbime në fushën energjetike

Publikuar më: 13/1/2022, ora 16:56

Korridori Blu, linja hekurudhore që do te kalojë nga Pogradeci deri në daljen e Jeropigjisë në Greqi dhe shkëmbimet në fushën e energjisë elektrike do të jenë pjesë e agjendës konkrete të punës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo është konfirmuar gjatë vizitës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda balluku gjatë vizitës në Athinë. Gjatë takimeve me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Kostas Karamanlis, Balluku theksoi se do të nënshkruhet edhe memorandumi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas saj këto projekte ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, teksa ka shprehur angazhimin për t’i çuar përpara këto iniciativa.