Banda e motoçiklistëve, Haka për nder të viktimave të sulmit terrorist

Pjesëtarë të bandës së motoçiklistëve “Mangu Kaha Aotearoa” performojnë një Haka, ritual tradicional Maori, për të përkujtuar viktimat e masakrës së ndodhur në Christchurch të Zelandës së Re javën e kaluar.

Para nisjes së kërcimit, lideri i grupit falënderoi Policinë për reagimin duke shmangur një tragjedi edhe më të madhe. Nga sulmi terrorist i të premtes mbetën të vrarë 50 besimtarë myslimanë të cilët po faleshin në dy xhami të ndryshme.