Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Banka Botërore uli parashikimin e rritjes ekonomike, Malaj: Jemi në ciklin e mbijetesës

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 23:30 | Aktualitet

Qëndrimi i fortë i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare, ku rishikoi në ulje rritjen e saj për këtë vit, ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen. Nuk janë vetëm faktorë sporadikë, si energjia elektrike ata që po na penalizojnë. Risqet po shtohen nga kriza politike, por edhe reformat e munguara të qeverisë. Arben Malaj, ish-ministër i Financave, i ftuar në studion e Business Week në A2, u shpreh se “lajmi i rënies së rritjes ekonomike është paralajmërim serioz”. “Është rritur deficiti dhe kemi hyrë në ciklin e mbijetesës”, theksoi Malaj. Sipas tij, kriza politike ka ndikuar për keq në ekonomi dhe përgjegjësinë më të madhe e ka qeveria. “Qeveria ka pushtetin për të bërë reformat e duhura që qytetari që e voton të jetë më mirë. Le të marrim rastin e hapjes apo jo të negociatave: në të gjitha raportet që kanë bërë kompanitë e “rating”, kanë përmendur se integrimi evropian është faktor pozitiv për vlerësimin e ekonomisë shqiptare. Që nga takimi Rama-Merkel nuk është bërë asnjë veprim serioz politik. Nëse nuk hapen negociatat, kjo do të ndikojë për keq dhe investitorët do të zgjedhin për të investuar vende të tjera me më pak risk. Gjithashtu, kriza ka sjellë humbjen e shpresës dhe njerëzit po ikin. Kriza politike nuk është fjalë goje”, shpjegoi Malaj. Ish-ministri i Financave nënvizoi se “nuk duhet ta lëmë ekonominë të varur nga fakti nëse bie apo nuk bie shi”. “Nëse ka vullnet një qeveri, 4 vite i mjaftojnë për të vënë kollona të mira për të ardhmen e vendit. Por, një vend që nuk ka administratë publike, nuk zhvillohet dot. Ndryshimi i drejtorëve të doganave dhe tatimeve çdo 6 muaj tregon spontanitet”, u shpreh Malaj. Ndërsa Zana Guxholli, eksperte e ekonomisë, theksoi parashikohëj qëndrimi i Bankës Botërore. “Faktori penalizues është se Shqipëria nuk ka model ekonomik të qëndrueshëm, nuk ka rritje reale ekonomike dhe që rritja ekonomike të përkthehet në mirëqënie për njerëzit”, shpjegoi Guxholli. Sipas saj, vendi po e ndjen shumë krizën, “edhe më shumë se kriza të tjera më të thella”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë