Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bankat për PPP, Sejko i përgjigjet Bashës: Varet nga projektet

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 19:49 | Ekonomi
Bankat për PPP, Sejko i përgjigjet Bashës: Varet nga projektet

Bankat mbështesin financimin e projekteve të Partneritetit Publik Privat, vetëm në rast se plotësohen të gjitha kriteret e nevojshme.

Ka qenë ky shpjegimi që ka bërë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pas letrës publike të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet së cilës i kërkonte sistemit bankar që të mos financonte PPP-të. 

https://a2news.com/2019/10/01/basha-leter-bankave-mos-rrezikoni-me-financimin-e-ppp-ve-qe-pastrojne-para-te-droges-dhe-korrupsionit-do-ti-anulojme/

“Ne si Bankë Shqipërie, bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare kemi hartuar dhe miratuar rregulloret tona të cilat rregullojnë aktivitetin e bankave të nivelit të dytë në lidhje me riskun e kreditimit dhe këtu dihen dhe kriteret e riskut të projekteve të mëdha. Njëkohësisht dhe vetë bankat kanë kriteret e tyre dhe kufizimet e tyre për miratimin e këtyre projekteve. Dhe sigurisht që nëse do të ketë projekte që do t’i plotësojnë të gjitha kriteret do të jenë të financueshme nga ana e bankave. Ka edhe një kufizim tjetër që projektet që ne flasim përfaqësojnë vlera të mëdha të cilat nuk mund t’i mbështesë vetëm një bankë e vetme dhe kjo do të kërkonte sindikatë ose bashkimin e disa bankave”, shpjegoi guvernatori Sejko.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu