Banorët e Antigonesë ankohen për ndërprerje të shumta të energjisë elektrike

Pas zjarreve të gushtit, banoret e tre fshatrave të Komunës së Antigonesë në Gjirokastër tani vuajnë edhe ndërprerjet e energjisë elektrike. Sipas banorëve energjia u mungon disa orë çdo ditë. Nga ana tjetër OSSH, thotë se po kryhen riparimet dhe zëvendësimet e duhuara për të shmangur problematikat.