Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Banorët e Dardhasit: Na dëmton migrimi i bletëve

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 12:36 | Sociale
Banorët e Dardhasit: Na dëmton migrimi i bletëve

Banorët e fshatrave Beragozhd dhe Stropckë në njësinë administrative të Dardhasit në Pogradec, në shumicën e tyre janë bletërritës dhe sigurojnë të ardhurat e tyre me shitjen e mjaltit.

Por, vitet e fundit, kjo mundësi po u rrezikohet seriozisht nga migrimi i bletëve nga zonat e ngrohta. Sipas banorëve të këtyre zonave, bletërritësit që vijnë kryesisht nga zona e Elbasanit lëshojnë bletët e tyre në kullotat me gështenja të Beragozhdës dhe Stropckës, duke i dëmtuar banorët vendas si në uljen e sasisë së mjaltit, ashtu edhe në humbjen e bletëve, pasi bletët që vijnë nga zonat e ngrohta janë më të shumta në numër dhe më të fuqishme.

Kjo problematikë ka bërë që këta banorë të mos arrijnë të përfitojnë as subvencionet nga ana e shtetit. Dhe për këtë arsye kanë kërkuar edhe ndihmën e pushtetit lokal.

Në dy fshatrat e njësisë Dardhas janë 50 familje që mbarështojnë bletët dhe jetojnë me të ardhurat që nxjerrin prej tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli