Banorët e Gështenjasit në protestë, kundërshtojnë vendgrumbullimin e mbeturinave

Banorët e fshatit Gështenjas në zonën e Pogradecit kanë dalë në një protestë kundër planeve të autoriteteve për ngritjen e një vendgrumbullimi të mbeturinave në këtë zonë. Ata deklarojnë se ngritja e këtij projekti do të ishte shumë e dëmshme për zonën dhe se do të dëmtonte rëndë ujin e pijshëm dhe pemët frutore, të vetmin aktivitet nga nxjerrin të ardhurat banorët e këtij fshatit.