Banorët e harruar në Kukës, ‘’lagjja e re’’ pa rrugë dhe pa ndriçim

E quajtur si lagjja e re e qytetit të Kukësit, kjo lagje nuk ka as kushtet me minimale për t’u quajtur e tillë. Prej vitesh kjo zonë vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë.
Rrugëve atje mbulohen nga balta dhe uji sa herë ka reshje shiu dhe bore të cilat bëhen gati të pakalueshme. Banorët thonë se prej me shume se 15 vitesh kjo rrugë ka parë vetëm zhavorr në kohë fushatash.
“Kemi shtëpi te legalizuara dhe taksa të paguara çdo muaj, dhe asnjë investim nuk ka, dhe nuk vihet dorë në rrugë, vijnë vetëm për zgjedhje”, thonë banorët për A2.
Gropat me ujë dhe mungesa e ndriçimit vështirësojnë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve ndërsa ata që e vuajnë më shumë janë nxënësit e shkollave.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kukësit premton nisjen e ndërtimit të rrugës në fund të këtij muaji.
“Prej vitesh është kërkuar që të investohet te ajo rrugë, dhe askush nuk ka vënë dorë. Kemi nxjerrë fondin dhe jemi në prokurim të rrugës që po flasim, dhe në janar besoj se fillon investimi”, deklaroi Gjici.
Banorët urojnë që ky të mos jetë premtimi i radhës teksa afron 25 prillit.