Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bardhi: Gjyqtarët mos të vërtetojnë mandatet e kryebashkiakëve

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 15:41 | Politikë
Bardhi: Gjyqtarët mos të vërtetojnë mandatet e

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar gjyqtarëve që të mos vërtetojnë mandatet e kryebashkiakëve të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas Bardhit, gjyqtarët nuk duhet të bien pre’ e presioneve të Ramës.

“Që një kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të dekretit të Presidentit. Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me vetting apo me mjete të tjera mafioze të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit të Republikës për të shpallur datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri”, deklaroi Bardhi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu