Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bardhi: Marku “shërbëtore” e Qeverisë, por ne kontestojmë procesin

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 21:01 | Politikë
Bardhi: Marku “shërbëtore” e Qeverisë, por ne

I ftuar në A2, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, flet pa dorashka për sistemin e ri të drejtësisë, në një moment ku po fillojnë të zyrtarizohen ose të përfliten kandidaturat për postin  e Prokurorit  të Përgjithshëm, si Arta Marku, por edhe Adnan Xholi ose Plarent Ndreca.   

 Për Bardhin, diskutimi mbi emrat është i kotë, nga momenti që “trupa që do të bëj përzgjidhen është e përberë nga anëtarë që nuk plotësojnë kriteret ligjore”, gjë që sipas tij vendos në pikëpyetje të madhe gjithë vendimmarrjen.

Bardhi flet në mënyrë direkte për kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi,  që përtej faktit që është “eksponent shumë i afërt i Partisë Socialiste”, është deklaruar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit si “kandidaturë që nuk duhej përfshirë në garën për KLP-në sepse nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore”,  dhe kujton si Ibrahimi dhe vetë Bardhi kanë përfaqësuar dy partitë më të mëdha në vend, përkatësisht PS dhe PD,  në komisionin e reformës ne drejtësi.

https://a2news.com/2019/03/19/bardhi-ka-nje-procedim-penal-ndaj-meje-kemi-nje-polici-politike/

Por ka nga PD-ja një kontestim të çfarëdolloj emri që do të dalë si kryeprokuror? Bardhi e pohon, duke saktësuar që “Partia Demokratike konsideron nisjen e procesit të zgjedhjes të PP nga një trup që nuk është e pavarur si një proces që prodhon një PP qe nuk është i pavarur nga politika, që ishte qëllimi madhor”.

Në rastin konkret, Bardhi shton që në rastin e Arta Markut nuk është kontestuar thjesht emri, “edhe pse ishte anonime dhe me numër shumë të ulet çështjesh” por edhe e “lidhur profesionalisht” me eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste si Ulsi Manja.

Demokratët kontestojnë  procesin në tërësi, si dhe standartet që kërkon ligji”, edhe pse Bardhi nuk nguron të evidentojë faktin që dyshimet e PD-së janë përligjur me “një vit  ku Marku ka bllokuar hetimet ndaj ministrit Tahiri, për dosjet 184 dhe 339, që përfshijnë aferat e mazhorancës me krimin e organizuar”.

Kundërshtimet për emrat e tjera? Bardhi nuk merret më të gjithë emrat  por sigurisht kundërshtimin më të madh, përtej Markut,  e ka me Plarent Ndrecën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë