Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bare: Kajmaku? Përgjegjësia është personale. PD nuk ka interes në reformën zgjedhore, por jemi të hapur

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 15:44 | Politikë
Bare: Kajmaku? Përgjegjësia është personale. PD nuk ka

Deputeti i PD-së Besnik Bare është i qartë për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me çështjen e Agim Kajmakut.

“Është bërë e qartë që kjo është përgjegjësi personale, secili mban përgjegjësi për atë që deklaron. Është hera e parë që ekziston një filtrim, është një proces jashtëzakonisht i drejtë, dhe zhurma mediatike mbi të është politike”.   

Për Baren, edhe pse “historia 30 vjeçare e dy partive tregon që kanë sjellë edhe elemente jo të pastër, por për sa kohë që përgjegjësia është individuale, le t’ia lemë organeve përkatëse që të thonë fjalën e duhur”.

Çështja e dekriminalizimit lidhet me reformën e procesit zgjedhor në vend. Sipas Bares, “institucionet ndërkombëtare për herë të parë nuk kanë patur mospërputhje në lidhje me ligjshmërinë e tij në 30 Qershor”, dhe nuk lidh kushtet e shtuara të Bundestagut si një deligjitimim në këtë pikë. “ Vërejtje dhe detyra ka patur vazhdimisht, kemi patur 12 në 2009, sot janë 9. Por detyrat e tyre ndaj politikës janë të shëndetshme, aspak tendencioze, janë sfida për çdo forcë politike”.

https://a2news.com/2019/10/29/rasti-kajmaku-kqz-nis-procedurat-ps-te-perballet-i-vetem/

Për deputetin socialist, Partia Demokratike përtej retorikes, nuk ka bërë hapa konkrete për t’u ulur në tavolinë për reformën, madje sipas tij PD dhe lideri i saj nuk ka interes të zgjidhë ngërçin  dhe “nuk do zgjedhje të parakohshme se do të humbasë”.

Gjithsesi, në qoftë se propozimet e opozitës konfirmohen nga faktori ndërkombëtar, mazhoranca është gati t’ i diskutojë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani