Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha dëshmon për eurot në Toyota Yaris: Informacione të plota prokurorëve belgë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 11:16 | Politikë
Basha dëshmon për eurot në Toyota Yaris: Informacione të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e “Toyota Yaris”. Në ndryshim nga herët e tjera, kësaj radhe në seancën e marrjes në pyetje ishin të pranishëm dhe 4 prokurorë belgë.

Kreu i demokratëve tha para gazetarëve se edhe ditën e sotme dha informacionet që kishte për këtë çështje, të cilat i ka bërë publike dhe më para. Sipas Bashës, Taulant Balla duhet të ishte në burg për këtë çështje dhe se pastrimi i parave po kthehet në rrezikun kryesor për Shqipërinë.

“Dhashë informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pista të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit”, u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati, akuzoi kryeministrin Rama se të gjitha projektet e prezantuara prej tij janë bërë për të pastruar paratë e drogës dhe se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do t’i gjurmojë të gjitha këto para.

“Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash. Morali i vetëm i Edi Ramës është paraja. Çdo qindarkë e vjedhur, do të gjurmohet nga qeveria e PD. Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd.

Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi.  Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë. Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”, deklaroi kreu i PD, Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë