Basha e Demarku: Me Rejan më të lirshëm

Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Durrës, me grupin paraprak të lojtarëve teksa nga java e ardhshme pritet që kontigjenti të plotësohet. Në ndryshim nga trajneri Kristian Panucci, mesfushori Migjen Basha dhe mbrojtësi Kastriot Demarku tregojnë se punojnë më të lirshëm nën drejtimin e teknikut të ri Edy Reja.

“Me trajnerin Reja po ndjehemi më të lirë, nuk është që po bëj fajtor Panuccin ose diçka tjetër. Reja është një trajner me një tjetër mentalitet dhe që të le më lirë” u shpreh mesfushori Basha.

Ndërsa Demarku nga ana e tij u shpreh se impakti i parë me trajnerin italian ishte pozitiv.

Sa i përket merkatos verore, Basha hedh poshtë zërat për një transferim të mundur tek Partizani që të luajë në eliminatoret e Champions League ndërsa 27 vjeçari Demarku nuk e fsheh mundësinë për të luajtur në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Përfaqësuesja kuqezi ka nisur përgatitjet në prag të dy ndeshjeve të radhës eliminatore, ato ndaj Isalandës dhe Moldavisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2