Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Basha i futi thikën pas shpine PD-së”, Flamur Noka: Po i dridhen këmbët në karrige, po shantazhon drejtuesit e degëve

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 10:40 | Politikë
“Basha i futi thikën pas shpine PD-së”, Flamur Noka: Po i

I ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN, Flamur Noka foli për përçarjen mes demokratëve pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Ndër të tjera, Noka u shpreh se Basha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike pasi nuk ka më mbështetjen e anëtarësisë pas vendimit, të cilin ai e cilësoi si thikë pas shpine ndaj partisë.

“Basha i futi thikën pas shpine Partisë Demokratike”

“Nuk e kam menduar ndonjëherë që PD-ja do të vinte një ditë dhe do të ishte në këtë gjendje. Nuk e kam imagjinuar se në këtë zgrip, partinë do ta çonte kryetari i saj. Ishte jashtë çdo imagjinate që do t’i fuste thikën pas shpine Partisë Demokratike në këtë mënyrë vetë kryetari i saj. Pse e bëri? Sepse është njeri i shantazhueshëm, nuk mban presione. Por kjo është detyra e kryetarit për ta sqaruar. Askush nuk e miratoi atë vendim okult, askush s’e prishte, askush s’e imagjinonte”.

“Basha të bëjë transparencë për vendimin. E bëri për një vizë që i mungon prej 5 vitesh?”

“I takon Bashës të bëjë transparencë. Pse ndodhi kjo? Ndodhi sepse i kërcënohej lëkura e tij dhe për të shpëtuar lëkurën e tij për një vizë që i mungon prej 5 vitesh apo për një vizitë tjetër, ai bëri këtë koncesion në kurriz të demokratëve dhe demokracisë në vend? E bëri se është i shantazhueshëm? Ai duhet t’i bëjë me dije këto arsye. Askush në Shqipëri nuk e beson se Berisha është i korruptuar. Unë kam qenë bashkëpunëtori i tij dhe e di shumë mirë se askush nuk ka guxuar t’i bëjë Berishës biseda korrupsioni, aferash. Nuk ka pasur asnjë sulm, asnjë akuzë, por edhe asnjë hamendësim për përfshirje të Berishës në Korrupsion”.

Çfarë janë kutitë e pandorës për të cilat flet Basha?

“Çfarë ka nxjerrë Partia Demokratike, zyra e kryetarit për bisedën që është zhvilluar atë natë mes meje dhe tij, debati që është zhvilluar, në lidhje me pandorën, janë të gjitha sajesa pasi nuk është thënë asgjë. Ripozicionimi im ishte vetëm në lidhje me Bashën, jo me PD-në. Raporti me Bashën ndryshoi sepse Berisha është historia e vetme e suksesit e kësaj partie”.

“Vendimi i Bashës i shërbeu vetëm Edi Ramës. Baza e PD-së po bashkohet me Berishën”

“Vendimi nuk i shërben askujt, përveçse Edi Ramës. PD para vendimit të Bashës ishte e bashkuar për të mposhtur regjimin. Basha e vrau forcën e tij politike. PD-ja nuk është e ndarë në dy llogore. PD-ja ka një bazë solide, e cila po i bashkëngjitet Berishës për të shpëtuar, pasi e panë që Basha nuk mund ta çojë përpara këtë forcë. Nuk ka asnjë brenda grupit parlamentar që miraton qëndrimin e kryetarit”.

“Bashës po i dridhen këmbët në karrige, po shantazhon drejtuesit e degëve”

“Basha do ta lirojë atë karrige, pasi nuk i takon më atij. Ai nuk ka më mbështetjen e demokratëve dhe nuk i përfaqëson vullnetin e tyre. Pas thikës që i nguli forcës së tij politike nuk mund të jetë më përfaqësuesi i saj. Ajo baza anti-amerikane që ai e cilësoi, ju e patë dje në Fier, ku treguan se janë 100% për një PD solide, më të bashkuar, por jo sipas konceptit të Bashës. Zoti Basha, duke qenë se e ndjen se po i dridhen këmbët në atë karrige, po mundohet të ushtrojë presion ndaj drejtuesve të degëve për t’i bëra ata që t’i kundërvihen anëtarësisë, por askush nuk e ka guximin dhe Fieri e tregoi këtë gjë. Ai i thërret dhe i shantazhon që të përballen me anëtarësinë. PD nuk është e shantazhueshme”.

https://a2news.com/2021/09/21/basha-nis-takimet-me-deget-sqarojuni-demokrateve-ceshtjen-e-berishes/
https://a2news.com/2021/09/21/berisha-nga-fieri-basha-i-marre-peng-nga-rama-i-nguli-thiken-pd-se-mos-pranoni-ansje-ndarje-mes-nesh/

A2 CNN Livestream

Dita jonë