Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha i përgjigjet Berishës: Me mua 95% e demokratëve, në PD s'ka institucione paralele

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 19:17 | Politikë
Basha i përgjigjet Berishës: Me mua 95% e demokratëve, në PD

Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike, ndonëse sondazhet e bëra publike e nxjerrin në minorancë preferencash krahasuar me Sali Berishën. Pa dhënë detaje, kryetari tha se kishte tjetër informacion. Nga sondazhet e mia, 95% e demokratëve duan të udhëheq betejën ndaj Rama-Doshi-Rakipi, e të udhëheq betejën për të dalë nga llumi i trazicionit.

Prej javësh Sali Berisha e sfidon të dalë në terren për të takuar demokratët njësoj si ai, por Basha thotë se nuk e bën për mëshirë ndaj ish-liderit historik të partisë.

“Unë nuk jam nga ata që shfrytëzojnë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë, se kush i mbush sallat më shumë, sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti”.

Pas ndëshkimit të Flamur Nokës, i dërgon një mesazh që ka tone kërcënuese të gjithë atyre që i kanë dalë kundër duke u rreshtuar krah Sali Berishës.

“Inatçorëve ju them që rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimit që i bëni gjendjes aktuale të ihs kryeatrit historik do t’ ju vijë me faturën politike që s’ jua kam dhënë  keto 8 vite”

Basha vijon të flasë për llum, edhe mes demokratëve, ndonëse pohon se ata janë të zgjuar dhe ja njohin sakrificat

“Do të vazhdoj të sakrifikoj pavarësisht sinergjisë së llumit që do Status Quo”.

I pyetur nëse do ta njohë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të cilin Berisha pohon se i ka gati firmat, kryedemokrati tregohet i prerë.

“S’ka hapësirë për keqkuptime dhe institucione paralele. PD është dhe do të mbetet një dhe 1 e vetme”.

Kreu i opozitës bërë të ditur se PD ka depozituar në Kuvend 3 amendamentet kushtetuese për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vettingun e politikanëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë