Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 18:46 | Politikë
Basha: Ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal

Burime për A2 CNN nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike thonë se është diskutuar situata politike, pasi Presidenti Ilir Meta nxori një dekret të ri për shfuqizimin e 30 qershorit si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale.

Kreu i opozitës Lulzim Basha mësohet të ketë deklaruar se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. “Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën”, u shpreh kreu demokrat, duke vënë në dukje se gjithçka ka ndodhur deri tani për frenimin e një procesi kriminal njëpartiak është meritë e drejtëpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bashkuar, përtej bindjeve politike.

Basha përforcoi mesazhin kryesor të opozitës se “zgjedhjet pa dekret Presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje”.

Lideri i opozitës u kërkoi anëtarëve të forumit më të lartë politik vendimarrës të Partisë Demokratike që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal.

“Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe pët të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”, u shpreh zoti Basha, i cili tha se këto javë janë përcaktuese për 10-15 vitet e ardhshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu