Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: “KÇK”-ja e Ramës, njësi paralele me SPAK dhe BKH

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 17:41 | Politikë
Basha: “KÇK”-ja e Ramës, njësi paralele me SPAK dhe

Në nismën ligjore për ndëshkimin e atyre që Kryeministri Edi Rama i quan grupimi “KÇK”, Lulzim Basha sheh krijimin e një policie partiake që, sipas tij, synon sabotimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Do të shpallë nesër projektin e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ku do të vinte Saimir Tahirin, komandant të SPAK-ut dhe të BKH-së. Për ta kujtuar si çështje. Ndërkohë që kishin plasur disa çështje, mes të cilave edhe e Mark Frrokut, sepse kishte ardhur ekstradimi dhe ky e fshihte ekstradimin, pastaj largoi Artan Didin, e bëri kokë turku, ishte koha kur Shqipëria ishte mbushur me drogë në këtë moment, Edi Rama miratoi në Kuvend një ligj që e bënte Ministrin e Brendshëm kapon e SPAK dhe të BKH-së.

https://a2news.com/2019/11/24/rama-reagon-per-paketen-kunder-kck-do-te-shkaterroje-themelin-e-foleve-te-krimit/

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë këtë ligj. Sepse nuk mund të ngrihen këmbët t’i bien kokës. Si mund të hetojë polici i thjeshtë kriminelin, kur krimineli është Ministër i Brendshëm dhe shef I tij?! Edi Rama e ka ankth SPAK-un dhe BKH-në dhe është në gjendje të bëjë gjithçka që ose ta bllokojë, se për të shtyrë e ka shtyrë mjaftueshëm, ose ta kapë.

Nesër do të shpallë një masë që ka për qëllim të ndërtojë një SPAK dhe BKH paralele, që ta ketë ai nën kontroll. Të njëjtën gjë që donte të bënte me Saimir Tahirin, tani do ta bëjë vetë. Është një mashtrim për shqiptarët dhe partnerët.

https://a2news.com/2019/11/24/basha-mbeshtesim-idene-e-referendumit-pergjigje-mbare-popullore-ndaj-qeverise/

Është zyrtarizim i shtetit me polici partiake. Edi Rama e di mirë se një SPAK dhe BKH e pavarur është një kërcënim për të dhe për bandën e tij. Rikthimi i këtij modeli është i papranueshëm për ne. Ndaj, ne kërkojmë ngritjen me shpejtësi të SPAK-ut dhe BKH, bërjen e tyre funksionale dhe dhënien fund të praktikave për ta zhbërë apo për ta dëmtuar akoma pa nisur nga puna, duke ngritur të tilla struktura paralele”, tha Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë