Basha: KE mision monitorues për drejtësinë dhe zgjedhjet

A do t’i shërbejë edhe Shqipërisë, i njëjti mekanizëm që përdori Maqedonia për zgjidhjen e krizës politike? Pikëpyetja lindi pasi për herë të parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha artikuloi atë që njihet si raporti Priebe, raporti cili ndihmoi tejkalimin e krizës serioze të demokracisë në Maqedoni në 2015, përmes monitorimit të fushave kyçe si drejtësia, zgjedhjet, administrate publike.
Gjatë fjalimit në IFIMES – International Institute for Middle-East and Balkan Studies, në Slloveni, kryetari i opozitës, i kërkoi Komisionit Evropian, që të nisë të njëjtin mision monitorimi edhe në Shqipëri.
“Komisioni Evropian sapo ka filluar një nismë të re për raportimin e ‘Priebe’ për të monitoruar të gjithë sistemin e sundimit të ligjit në Bosnje dhe Hercegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri. Monitorimi më efektiv i reformave të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim në BE mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit raporti ‘Priebe’, i cili ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në vitin 2015”, tha Basha gjatë fjalës së tij.
Sipas eksperiencës maqedonase, një grup ekspertesh të KE, duhet të monitorojnë dhe adresojnë rekomandime lidhur me: Sistemin Gjyqësor, Institucionet e Pavaruara, Politikat kundër korrupsionit Zgjedhjet Administrata Publike Media.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD, tha se situata e rendit dhe korrupsionit në vend është përkeqësuar.
“Korrupsioni në çdo nivel përkeqëson situatën e demokracisë në vend”, tha Basha.
Referuar qëndrimit të PD mbi idenë e shkëmbimit te territorit mes Kosovës dhe Serbisë, kryetari I PD tha qartazi se është kundër. “PD dhe te gjitha partitë aleate te PD janë kundër shkëmbimit të territoreve”, tha Basha.
Kryeopozitari theksoi edhe një herë nevojën për zgjedhje të lira në vend, duke deklaruar se standardet kanë më shumë rëndësi se sa fituesi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN