Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Basha kopje e shëmtuar e Berishës”, Hajdari: Zhgënjimi i demokratëve nga Basha u mbajt i fshehtë se ka pasur bekimin e Berishës

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 21:15 | Politikë
“Basha kopje e shëmtuar e Berishës”, Hajdari:

Prezencën e mijëra demokratëve në kuvendin e 11 dhjetorit ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari e ka argumentuar me zhgënjimin e demokratëve nga Basha, por që ky zhgënjim sipas saj është mbajtur i fshehtë, pasi kishte miratimin e ish-kryeministrit.

“Unë i mirëkuptoj të gjithë demokratët që morën pjesë se shoh që ka zhgënjim të thellë me zotin Basha që në 8 vite nuk ka korrur fitore dhe nuk ka bërë tentativa për t’i joshur apo për të vlerësuar kontribuesit. Në atë stadium u mblodhën shumë demokratë të zhgënjyer nga Basha dhe e mbanin të fshehtë këtë gjë. Ishte një diskutim në çdo tavolinë që kishin humbur besimi. Fakti që është mbajtur i fshehtë është se ka pasur bekimin dhe miratimin e zotit Berisha. Por të mos kishte këtë mbështetje unë mendoj që situata nuk do të ishte kështu. Ku ka qenë Berisha gjatë kësaj kohe? Berisha nuk ka bërë asgjë”.

https://a2news.com/2021/12/16/nga-perplasja-basha-berisha-nuk-prodhohet-asgje-e-mire-per-opoziten/

Sjelljen e Bashës. Hajdari e konsideron një kopje të shëmtuar të Sali Berishës. Sipas saj nëse  

“Përsa i përket sjelljes së Bashës ata janë njësoj për mënyrën si kanë trajtuar karrigen e pushtetin në PD dhe Basha është sjellë njësoj si Berisha ai ka pasur modelin e Berishës edhe pse nuk i vinte natyrshëm ishte një kopje e shëmtuar e tij. Po të kishte profilin e vet do të kishte më shumë sukses profili i një njeriu perëndimor e tolerant, vendimi për të lënë mandatet ishte kundër parimeve demokratike, në mënyrë që të luftonte qeverinë po të kishte qëndruar në parlament unë ju garantoj që PD edhe mund të kishte fituar”.

Për Hajdarin mënyra si po vepron Basha dhe Berisha vetëm e dëmtojnë Partinë Demokratike. Ajo thotë se Basha duhet ta kishte ftuar në dialog Berishën.

“Nëse donte të mirën e PD, Basha minimumi që duhet të bënte ishte të kishte fituar Berishën në dialog. Asnjë nuk po kujdeset për PD. Ata po shkojnë dhëmb për dhëmb”.

Sipas saj nuk është zgjidhje ardhja e Berishës në krye të PD, ai duhet të tërhiqet nga PD.

“Duhet ta kishte bërë kohë më parë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë