Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Largimi i Ramës, kusht i panegociueshëm, do të pamundësojmë zhvillimin e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
18 Prill 2019, 18:56 | Politikë
Basha: Largimi i Ramës, kusht i panegociueshëm, do të

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku u miratuan unanimisht 3 vendime, të cilat lidhen me garantimin e kushteve për zgjedhje, kreu i PD, Lulzim Basha, përsëriti edhe një herë qëndrimin e forcës politike që drejton në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“PD futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. PD angazhohet të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral si zgjedhjet e vitit 2017, të dokumentuara si të dhunuara nga Edi Rama me kupolën mafioze, duke bërë të mundur jo vetëm rikthimin e legjitimitetit Parlamentit, por edhe shmangien e pasojave që kjo sjell”, u shpreh Basha për gazetarët.

“Beteja është betejë për çdo shqiptar, për të gjithë ata që sot janë viktima të një pushteti kriminal i dalë nga proces zgjedhor i dalë nga bashkëpunimi me krimin e organizuar. Kjo qeveri ka rënë politikisht, moralisht dhe ndërkombëtarisht. Largimi i Ramës është kushti i parë dhe i panegocieushëm për nisjen e një dialogu politik me Partinë Socialiste, për zgjedhje të lira e të ndershme. Në ditët në vijim do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani