Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Basha me anëtaret e Lëvizjes së Gruas, protestë para lokalit ku zhvillohet takimi. Mbërrin edhe policia

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 12:49 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, organizoi një takim me disa anëtare të Lëvizjes Demokratike të Gruas, në një lokal në kryeqytet këtë të martë, tha PD-ja. Ndërkohë që Basha bashkëbisedonte me të pranishmet, jashtë lokalit, pranë ambasadës italiane, një grup tjetër me gra dhe të rinj protestuan, duke mbajtur pankarta kundër Bashës në duar. Aty pranë mbërritën edhe forca të policisë, të cilët larguan protestueset nga rruga.

Ndaj Bashës u qëllua edhe me vezë, ndërsa nuk munguan edhe ofendimet. “Kam bërë burg për ty”, u dëgjua të bërtiste një i ri që tentoi t’i afrohej kreut të PD, kur zbriti nga makina. Ky i fundit, i përshëndeti protestuesit teksa u fut në lokal dhe i ftoi të hynin brenda për të ndjekur takimin.

https://youtu.be/g5XX4lnPrwM

Gjatë takimit, Basha sulmoi edhe një herë kundërshtarët e tij brenda PD-së, duke i akuzuar që përdorin një gjuhë të papranueshme ndaj grave. “Mund të themi këtë që, sikur gjithë këtë gjuhë që është përdorur në veçanti në raport me zonjat, me vajzat, me gratë e Partisë Demokratike, nga një grusht njerëzish që s’i kemi parë në fushatë kundër Ramës, as të nxjerrin zë, jo më të bërtasin, atëherë gjërat do të kishin qenë ndryshe”, tha Basha.

“Atëherë për hesap të kujt e bëjnë? Për hesap të PD-së jo e jo, as qytetarëve shqiptarë që duan normalitet, dhe normaliteti nuk vjen duke i shërbyer një tjetër njeriu, i cili ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike, duke zgjedhur sakrificën e grave dhe duke i përdorur gratë si fasadë, apo duke i përdorur si kuota. Gratë nuk janë kuota, nuk janë fasadë, nuk kanë qenë kurrë në bindjen time para se të futesha në politikë, para se të krijoja familje, e aq më shumë tani që në familje sigurisht jam minorancë”.

https://www.youtube.com/watch?v=JIXNlSAfgx0

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani