Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha me banorët në Durrës, qytetarët: Lini mënjanë ndasitë politike

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 19:24 | Politikë
Basha me banorët në Durrës, qytetarët: Lini

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në Durrës, ku vazhdoi takimet me banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes kërkesave që i adresuan qytetarët, ishte ajo për të lënë mënjanë luftën politike, duke bashkëpunuar me qeverinë: “Bashkërendohuni me pushtetin, uluni, i lini ndasitë politike”.

Basha shpjegoi se opozita nuk po e përdor politikisht tragjedinë, por ka ofruar ide, disa prej të cilave janë shfrytëzuar nga qeveria: “Ne kemi kërkuar që vlerësimi të bëhet sa më shpejt, por në mënyrë profesionale. Për këtë kemi kërkuar që të shtohet numri i inxhinierëve. E dyta, të caktohen fondet sepse vlerësimi pa fonde është zero. Sot kanë pranuar një sugjerim tonin, që banorëve të zonave rurale t’u japin paratë në dorë dhe ta bëjnë vetë. Koha nuk pret, dimri sapo ka nisur”.

PD kërkoi gjithashtu informacion zyrtar në lidhje me verifikimet e kryera në Kavaleshencën e Durrësit, e cila u shkatërrua nga tërmeti, ku humbi jetën kryekomisar Hajdarmetaj. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë