Basha në Kavajë: Do të krijojmë një platformë që të rikthejmë legjitimitetin në vend

Kryetari në detyrë i partisë demokratike Lulzim Basha fushatën për garën brenda partisë e ka vijuar me demokratët e Kavajës ku nënvizoi se po përgatit një platformë që t’i rikthejë demokracinë vendit. Teksa për kandidatin tjetër të PD Agron Shehaj vendimet e gabuara që lidershipi aktual ka marrë sollën humbjen e zgjedhjeve te 25 Prillit.