Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha në Vlorë: Falënderoj socialistët që refuzuan klikën që ka marr peng partinë e tyre

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 15:09 | Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot gjendej në jug të vendit, me takime me strukturat e partisë së tij në Selenicë dhe Vlorë. Pikërisht nga qyteti bregdetar, lideri opozitar iu rikthye sërish 30 Qershorit, duke thënë se ai që opozita cilëson si rezultat refuzues i popullit ndaj ekzekutivit do të shndërrohet për opozitën në një “energji për ndryshimin e pashmangshëm që po vjen për Vlorën dhe për Shqipërinë”. Basha deklaroi se opozita e shikon 30 Qershorin “jo si triumf por si përgjegjësi të jashtëzakonshme për ndryshim për të gjitha shtresat e shoqërisë, që do të kenë një plan të qartë për të dalë nga kriza”. Kryedemokrati i dedikojë në fund edhe një falënderim atyre që, edhe pse nuk ishin mbështetës të PD-së refuzuan votimin, madje edhe socialistët “që vlerësuan me shumë mençuri momentin ku ndodhej vendi dhe ju bashkuan vëllezërve vlonjatë dhe jo klikës kriminale që ka marrë peng partinë e tyre”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë