Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Nga burimet e brendshme që kemi, kapacitetet në spitalet “Covid” janë të shteruara

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 12:40 | Politikë
Basha: Nga burimet e brendshme që kemi, kapacitetet në spitalet

Kryetari i Partisë Demokratike tha se situata nga koronavirusi në Shqipëri është tejet e rënduar, me rritje të rasteve dhe pamundësi të përballimit të shtrimeve.

“Nga burimet e brendshme që kemi, kapacitetet në spitalin Covid1 dhe Covid2 janë efektivisht të shteruara. Çfarë po bëhet me Covid3? Nuk ka asnjë investim, ka vetëm propagandë. Ndërkohë numri total i të infektuarve është rritur me 30% vetëm në 10 ditë. E kemi paralajmëruar para dy javësh që sistemi është drejt kolapsit, kjo po ndodh tani”, tha Basha në një konferencë për mediat. “Do të ketë kohë për këtë, nuk do të ketë gjyqtar e prokuror që t’i bëjë presion Rama”.

Basha bëri thirrje për shtime të testimeve, si një mjet i rëndësishëm për të frenuar përhapjen e koronavirusit. “Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfrit të mjerë. I vetmi që nuk ka marrë asnjë masë për krizën që i ka trokitur në derë është Edi Rama. E gjithë përgjigjja e Ramës për pandeminë është "Vini maskë!”.

Sipas Bashës, “kolapsin e sistemit shëndetësor do ta ndjekë falimentimi i ekonomisë”.

“Zgjidhja është plani ynë me 5 pika i cili ka qëllim të parandalojë kolapsin e sistemit shëndetësor dhe falimentimin e ekonomisë. Plani me 5 pika, në total 300 milionë euro për 2 vite buxhetore. Moszbatimi i planit rrezikon jetën, shëndetin dhe paqen sociale”, theksoi Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani