Basha: Nuk do lejojmë një tjetër krim më 30 qershor

Lulzim Basha e përcolli nga Burreli refuzimin e radhës për dialog, të kërkuar nga kryeministri, nëpërmjet letrave.

“Jo pushtet në tavolinë, jo pushtet me krimin, por kurrë më, nuk do të pranojmë t’i japim në tavolinën e krimit, Edi Ramës, fatin e bashkëqytetarëve tanë”, u shpreh kryetari i opozitës.

Hap pas nuk ka dhe kushti i panegociueshëm mbetet po ai i para protestave. Sipas Lulzim Bashës largimi i Edi Ramës nuk negociohet

Ndërsa deputetët gjermanë të CDU-CSU dhe presidenti Meta artikulojnë hapur mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjes, për Lulzim Bashën e sigurt është që nuk do të jetë 30 qershori.

“Për t’i shpëtuar drejtësisë do t’i verë thikën e fundit demokracisë shqiptare. Më 30 qershor askush nuk mund të pranojë më një tjetër krim. Shqiptarët janë ngritur, shqiptarët janë bashkuar. Ne nuk do ta lejojmë”, mbylli fjalën para mbështetësve të tij në Burrel, lideri i demokratëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2