Basha: Nuk ka dialog, rezultoi i dëmshëm për vendin

Lulzim Basha pas më shumë se 1 orë qëndrim kokë më kokë me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones, e përcolli i buzëqeshur.

Mimike kjo e vështirë për t’u deshifruar, nëse kujtojmë se dy javë më parë, SHBA reagoi ashpër ndaj kërcënimit për të dorëzuar mandatet. Sipas ndërhyrjes së Ambasadës, dorëzimi i mandateve minonte demokracinë. Ndërsa sot, kur mandatet e djegura po zëvendësohen me të reja, nuk pati asnjë qëndrim zyrtar nga të dyja palët.
Lulzim Basha duket se ndjek një logjikë të përafërt si kundërshtari Edi Rama. Nëse i pari nuk flet në gjuhë të huaj për opozitën, kreu i kësaj të fundit nuk flet asnjë fjalë për takimet me përfaqësuesit e SHBA.
“Nuk komentoj asnjëherë, as deklaratat, as bisedat që kam me partnerët tanë, përfshi këtu edhe partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë hap pas”, deklaroi Basha.
A2 CNN pyeti liderin demokrat për ftesën e kreut të qeverisë.
“Edi Rama bën mirë ta dëgjojë zërin e popullit dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes politike. Dialogu mes meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë”, u përgjigj kreu demokrat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN