Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Basha nuk ka thënë nuk do ketë një Kuvend Kombëtar”, Bardhi: Duhet një vendim i Kryesisë për këtë çështje

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 21:52 | Politikë
“Basha nuk ka thënë nuk do ketë një Kuvend

Pyetjes se a do të lejojë Lulzim Basha mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thërritur nga Sali Berisha, Gazment Bardhi u përgjigj me diplomaci duke u shprehur se kryetarit ka thënë se nuk do të lejojë një Kuvend ku diskutohen vendimet e qeverisë amerikane, duke lënë sërish një pikëpyetje të madhe.

Bardhi u shpreh në A2 CNN se ende nuk ka një kërkesë për mbledhjen e Kuvendit dhe se për një vendim të tillë duhet mendimi i kryesisë së PD.

“Ajo që ka thënë zoti Basha, për të mos u keqkuptuar, është që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar ku do të diskutohen vendimet e qeverisë amerikane. Kuvend Kombëtar Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë sa herë që të ketë çështje statutore për të diskutuar. Pra nuk bëhet fjalë këtu për shkrirjen e Kuvendit Kombëtar. Nuk dua të flas në paradhënie për këtë çështje. Deri në momentin që flasim, si sekretar i përgjithshëm, nuk kam administruar asnjë kërkesë për mbledhje të Kuvendit Kombëtar. Cilido që kërkon mbledhjen e organeve të partisë duhet t’i drejtohet sekretarit të partisë, i cili ndjek hapat e nevojshme. Në rastin e Kuvendit Kombëtar do të duhet të ketë një vendim të kryesisë së partisë”, tha Gazment Bardhi.

https://a2news.com/2021/10/29/perjashtimi-i-berishes-gazment-bardhi-vendim-i-drejte-nuk-pati-asnje-shkelje-te-statutit/
https://a2news.com/2021/10/29/zgjatja-e-afateve-te-organeve-te-vettingut-bardhi-nuk-eshte-urgjente-duhet-bere-nje-analize-si-kane-funksionuar/
https://a2news.com/2021/10/29/vrasja-e-pjerin-xhuvanit-para-zgjedhjeve-ne-elbasan-bardhi-kam-informacionin-e-plote-se-cfare-ka-ndodhur/
https://a2news.com/2021/10/29/komisioni-per-hetimin-e-25-prillit-bardhi-mund-te-ndihmoje-spak-un-pengesat-artificiale-skane-penguar-punen/
https://a2news.com/2021/10/29/basha-nuk-ka-thene-nuk-do-kete-nje-kuvend-kombetar-bardhi-duhet-nje-vendim-i-kryesise-per-kete-ceshtje/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli