Basha paralajmëron Ramën: Do të kesh konflikt civil

Opozita nuk i kushtoi vëmendje krizës mes dy krerëve të shtetit, ndërsa qëllimi i saj është të shohë kryeministrin Rama te larguar. Lulzim Basha ashpërsoi tonet dhe kërcënoi Ramën me konflikt civil pas skandaleve qe ai tha se kane përfshirë qeverinë. Kryeopozitari kërkoi t’i jepet fund dhunës policore ndaj studenteve, si dhe te zbardhen dosjet e hetimit me figurat e rëndësishme te PS. Ndërsa nga konventa e LSI, Monika Kryemadhi beri thirrje për protesta në mbarë vendin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN