Basha pas dëshmisë në prokurori: Kërkoj zbardhjen e ngjarjes. T’i japim fund valles së tranzicionit

Publikuar më: 14/1/2022, ora 16:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, pasi u thërrit të dëshmojë mbi atë që ndodhi më 8 janar në selinë e PD. “Demokratët u thërritën për t’u përdorur si fasadë. Por një pjesë e mirë u distancua nga dhuna dhe unë i përshëndes. Ky është një nga dëmet më të mëdha që po i shkaktohet Partisë Demokratike për interesat e Sali Berishës”, tha Basha. I pyetur nga gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, se cilët ishin personat që dolën nga selia e PD dhe u përleshën me disa protestues që ishin ngjitur në ballkonin e katit të dytë, Basha tha se nuk ka arritur t’i identifikojë. “Sepse kjo e bën të pamundur, në veçanti në kushtet e sulmit. Kjo është detyra e drejtësisë. Unë nuk merrem me identifikimin se kush hyn e kush del nga selia. Drejtësia duhet të zbardhë gjithçka dhe t’i vërë para përgjegjësisë, autorët, urdhëruesit dhe udhëzuesit”.