Basha pret “Venecian”: Shqipëria, në krizë kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me përfaqësues të opozitës, zhvilloi një mëngjes pune me delegacionin e Komisionit të Venecias që ka mbërritur në Tiranë në lidhje me çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas takimit, Basha deklaroi para gazetarëve se vendi ndodhet në krizë kushtetuese dhe rruga e daljes prej saj është vetëm kthimi i legjimitetit të institucioneve.