Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor: Qeveria kalimtare, garant për votën e lirë

Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar disa propozime për platformën e reformimit të sistemit zgjedhor. Gjatë një takimi me të rinj dhe intelektualë, kreu i PD-së tha se këto ndryshime janë thelbësore për shkak se në zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. “Vota jonë nuk ka vlerë për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat”, u shpreh ai.