Basha: Qeveria po shkakton pandemi ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për më shumë mbështetje ndaj biznesit të vogël, pas një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël. “Biznesi i vogël shqiptar po përballet me vështirësi, shkaktuar nga mungesa totale e mbështetjes së kësaj qeverie. Paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë kudo përveç se aty ku ka më shumë nevojë sot. Situata është dramatike”, tha Basha.