Basha takon deputetët e rinj: PD më e fortë se kurrë. Misioni për ndryshimin vazhdon

Kreu demokrat Lulzim Basha është takuar pasditen e sotme me kandidatët për deputetë. Në fjalën e tij në fillim të takimit ai tha se misioni për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale. Sipas tij “pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë, PD u bë më e forte se kurrë”.