Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Bashën e mbështesin 95% e personave që futen në seli, Berisha ka përkrahjen e 95% të bazës së PD”

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 20:10 | Politikë
“Bashën e mbështesin 95% e personave që futen në seli,

E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, komentoi zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare në vend.

Teksa përmendi deklaratën e Bashës se ka mbështetjen e 95% të PD, Hajdarmataj theksoi se kryetari aktual ka mbështetjen e vetëm personave që futen në seli, ndërsa “Foltoren” e Berishës e mbështesin 95% e bazës së partisë dhe sipas saj, mbledhja e Kuvendit Kombëtar është e pashmangshme.

“Kemi një situatë jo fort të këndshme në PD, e cila ka ardhur si pasojë e një vendimi person të Lulzim Bashës për përjashtimin e liderit historik të PD nga grupi parlamentar. Ne ngelëm të befasuar, pasi retorika e kryetarit nuk kishte qenë asnjëherë e tillë. Mbi të gjitha, ishte një vendim i pa konsultuar në forumet e PD. Ne sapo dolëm nga një proces i nxituar rikonfirmimi i zotit Basha në krye të PD dhe ky vendim kaq i rëndësishëm ishte i patolerueshëm. Reagimi është i menjëhershëm. Unë jam rreshtuar krah Foltores. Unë nuk e shikoj si një proces që po ndodh mes ish-liderit dhe liderit të PD, por si një organizëm që deri diku duhet të ndalojë arbitraritetin e kujtdo, edhe të një kryetari me vulë apo jo.

Mendoj se me aq sa ka ngelur selia e PD, bashkë me kryetarin dhe një pjesë të mbështetësve të tij nëse ata i quan 95%, aty ai ka të drejtë, pasi brenda selisë ata që hyjnë në ato zyra janë krah tij. Pjesa tjetër, 95% e të gjithë bazës së PD po mbështet “Foltoren” dhe të gjithë bashkë do të shkojmë në një mbledhje të Kuvendit Kombëtar. I gjendur në atë seli, me atë grup mbështetës, aksionet që dalin janë si sfumues i kësaj që po ndodh me “Foltoren””, u shpreh Mimoza Hajdarmataj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani