Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bashkë me krizën energjetike, biznesi vuan largimin e fuqisë punëtore

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 19:49 | Ekonomi

Një krizë e tretë ekonomike për bizneset në Shqipëri. Në anketimin vjetor për klimën e biznesit nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, të dhënat nuk janë optimiste. Rreth 42% e të anketuarve e vlerësojnë negativisht situatën aktuale ekonomike e cila po vuan pasojat e një post pandemie, luftës në Ukrainë dhe krizën energjetike.

Sipas anketës, risqet më të mëdha për biznesin hasen në mungesën e forcës punëtore, çmimet e larta të energjisë elektrike dhe lëndëve të para.

 “Shohim dritë në horizont por këto rezultate janë shqetësuese. Për sa i përket faktorëve vendas dy faktorë janë vlerësuar keq, lufta kundër korrupsionit dhe transparenca në prokurimet publike. Për të qenë i sinqertë kjo është pak frustruese sepse janë shqetësime që i dëgjoj e i dëgjoj që kur kam ardhur në Shqipëri. Këto shifra theksojnë edhe një herë se sa e rëndësishme është që procesi i reformave të çohet përpara në mënyrë të vendosur”, deklaroi ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Investitorët gjermanë vlerësojnë se Shqipëria mbetet një treg I vështirë për të bërë biznes ndërkohë që për punonjësit nevojiten trajnime të vazhdueshme dhe rritje të pagash. Përsa I përket pritshmërive, 73% e të anketuarve presin që intensiteti i emigrimit të rritet çka po e bën më të vështirë gjetjen e forcave të punës për biznesin e vogël dhe të mesëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani